Стр. 8 - Бр. 251 22 ноември 2022 (4) Në rastet nga paragrafi (3) të këtij neni, paditësi gjatë paraqitjes së padisë është i lirë të vendosë kundër cilit person nga paragrafi (3) të këtij neni do të dorëzojë padi për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kompensimin e dëmit për shpifje. (5) Për shpifjen e kryer nga gazetari përgjigjet edhe redaktori dhe personi i cili e zëvendëson në mjetin e informimit dhe personi juridik i cili e krijuar mjetin e informimit, në bazë të parimit të përgjegjësisë së supozuar. (6) Gazetari si autor nuk përgjigjet për shpifjen, nëse dëshmon se publikim i saj i është imponuar nga ana e botuesit në kundërshtim me ligj, redaktori ose personi që e zëvendëson, përmbajtja e deklaratës së tij është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme nga ana e redaktorit ose personit që e zëvendëson. (7) Gazetari si autor nuk përgjigjet nëse pohimet e shprehura ose transmetuara të pavërteta, kanë marrë karakter të shpifjes me rregullimin e saj me vendosjen e titujve, nëntitujve, fotografive, nxjerrjen e pjesëve të saj, paralajmërime ose mënyrë tjetër nga ana e redaktorit ose personit që e zëvendëson. Dëshmimi i vërtetësisë Neni 9 (1) Vërtetësinë e fakteve të përmbajtura në pohim, është i obliguar ta dëshmojë i padituri. (2) Nuk do të përgjigjet për shpifje i padituri që do ta dëshmojë vërtetësinë e pohimit të vet ose do të dëshmojë se ka pasur arsye të bazuar të besojë në vërtetësinë e tij. (3) Në përjashtim nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni, barra e dëshmimit bie mbi paditësin, i cili si bartës i funksionit publik, ka obligim ligjor të japë sqarim për fakte konkrete të cilat në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë janë të lidhura ose me rëndësi për kryerjen e funksionit të tij, nëse i padituri ka pasur arsye të bazuara për nxjerrjen e pohimit që është me interes publik. (4) Në përjashtim nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni, nuk lejohet dëshmimi i vërtetësisë së fakteve që kanë të bëjnë me jetën private të paditësit, përveç nëse nxjerrja e fakteve të tilla është bërë në vepër shkencore, letrare ose artistike, në kritike serioze, në kryerjen e detyrës zyrtare, profesionit të gazetarisë, veprimtarisë politike ose veprimtarisë tjetër shoqërore, në mbrojtjen e lirisë së shprehjes publike, të mendimit ose drejtave tjera ose gjatë mbrojtjes së interesit publik. (5) Nëse shpifja përbehet nga mveshje publike tjetrit se ka bërë vepër penale apo se është gjykuar për vepër të tillë, përgjegjësia përjashtohet nëse deklarata është dhënë në interes publik dhe nëse personi i cili e ka dhënë e dëshmon vërtetësinë e saj ose dëshmon se ka pasur shkak të bazuar të besojë në vërtetësinë e fakteve të tilla. Përjashtimi i përgjegjësisë Neni 10 Përveç bazave për përjashtimin e përgjegjësisë për shpifje nga neni 9, paragrafët (2), (3) dhe (4) të këtij ligji, përjashtohet përgjegjësia për pohimin për fakte të dëmshme për nderin dhe autoritetin e tjetrit që është dhënë në vepër shkencore, letrare ose artistike, në kritike serioze, në kryerjen e detyrës zyrtare, profesionit të gazetarisë, veprimtarisë politike ose veprimtarisë tjetër shoqërore, në mbrojtjen e lirisë së shprehjes publike të mendimit ose të drejtave tjera ose gjate mbrojtjes së interesit publik ose interesave tjera të arsyeshme, nëse: 1) nxirret ose bartet pohimi që është përmbajtur në lajmërim, vendim ose dokument tjetër të organit shtetëror, institucionit ose personit juridik, ose është nxjerre në takim publik, në procedurë gjyqësore, ose manifestim tjetër publik të aktivitetit të organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave ose personave juridike ose bartet pohimi që është lajmëruar publikisht nga tjetri; 2) personit që e nxjerr ose bart pohimin e këtillë i është pamundësuar realizimi i të drejtës së qasjes tek informatat me karakter publik në kundërshtim me rregullat për qasje të lirë tek informatat, në të cilën thirret në mbrojtjen e vet; 3) faktet e pavërteta, të përmbajtura në pohim, kanë rëndësi dytësore në raport me faktet e vërteta me të cilat ka të bëjë pohimi dhe qenësisht nuk e ndryshojnë kuptimin e vet të tërësishëm të pohimit të vërtetë ose 4) në mjetin për informimin publik nxirren faktet që kanë të bëjnë me çështjet me interes publik me thirrje në burime serioze të njohurive për vërtetësinë e tyre, ndaj të cilave i padituri ka vepruar me masën e nevojshme të vëmendjes së detyrueshme në pajtim me standardet profesionale të profesionit të gazetarisë․ 5) në mjetin e informimit që transmetohet pohimi është platformë e grumbullimit mediatik, përveç në raste kur platforma është themeluar me qëllim të keqpërdorimit të lirës së informimit, në kundërshtim me ligjet të sferës së informimit publik. Mbrojtja e burimit të informacionit Neni 11 (1) Gazetari i paditur ose personit tjetër fizik i cili kryen në mënyrë profesionale veprimtarinë e informimit të publikut, në procedurën e përgjegjësisë civile për fyerje ose shpifje sipas këtij ligji nuk mund të kërkohet të zbulojë burimin e tij sekret të informacionit në lidhje me faktet që ai është i detyruar t'i dëshmojë. (2) Gjykata mund të kërkojë nga i padituri të zbulojë informacione relevante për shkak të vërtetimit të vërtetësinë e informacionit të publikuar pa identifikimin e burimit të informacionit. (3) Refuzimi i të paditurit që ta zbulojë burimin sekret të informacionit, nuk mund të merret si pranim i tij i fajit ose për ta mbështetur konkluzionin se ai nuk ka dëshmuar vërtetësinë e fakteve ose bazën e besimit në vërtetësinë e tyre. 3. Kompensimi i dëmeve nga fyerja dhe shpifja Kërkesë për kërkim falje publike ose tërheqje publike të deklaratës ose përmbajtjes Neni 12 (1) Para dorëzimit të padisë për kompensimin e dëmit, personit fizik ose juridik të cilit i është shkaktuar dëmi nga fyerja ose shpifja, do të marrë masa për t’i zbutur pasojat e dëmshme dhe ka të drejtë të kërkojë falje dhe tërheqje publike të deklaratës ose përmbajtjes. (2) Nëse fyerja ose shpifja është kryer nëpërmjet një mjeti të informimit, kërkim falja ose tërheqja publike e deklaratës ose përmbajtjes nga paragrafi (1) i këtij neni do të botohet në të njëjtin vend dhe në të njëjtën masë në mjetin e informimit, si dhe informacioni për të cilën reagohet. (3) Falja ose tërheqja publike nga paragrafi (2) i këtij neni do të publikohet në mjetet e informimit ose në ndonjë mënyrë tjetër e cila është e kapshme për opinionin më së vonin në afat prej 48 orësh nga dita e dorëzimit të kërkesës. E drejta e reagimit, mohimit, përgjigjes dhe korrigjimit Neni 13 (1) Nëse fyerja ose shpifja është kryer nëpërmjet një mjeti të informimit ose sistemit kompjuterik, pala e dëmtuar ka të drejtë të paraqesë një kërkesë për publikimin e një përgjigjeje, përgënjeshtrimi ose korrigjimi, në afat prej shtatë ditësh nga dita kur ka zbuluar se është publikuar, por jo më vonë se një muaj nga botimi i saj.

Sélectionner le paragraphe cible3

Se connecter à un paragraphe
Connect to an entity
Disable highlights
Ajouter à la table des matières