22 ноември 2022 Бр. 251 - Стр. 9 (2) Mjetet e informimit në paragrafin (1) të këtij neni do të publikojë përgënjeshtrimin, përgjigjen ose korrigjimin në afat prej dy ditësh nga dorëzimi i kërkesës, në numrin e parë pasues, nëse bëhet fjalë për botime periodike ose në ndonjë mjet tjetër të informimit, nëse bëhet fjalë për publikim jo periodik. (3) Përgënjeshtrimi, përgjigjja ose korrigjimi botohet në të njëjtin vend ose kohë dhe në të njëjtin vëllim, si dhe informacionin për të cilin reagohet (titulli, mbititulli, nëntitulli, teksti në medie të shkruara ose në faqet e internetit, lajmërim në programin informativ, shtojca). (4) Shpallja e përgënjeshtrimit, përgjigjes ose korrigjimit mund të refuzohet nëse: 1) kërkesa nuk është dorëzuar në afat të përcaktuar në paragrafin (1) të këtij neni; 2) përgjigjja përmban fyerje ose shpifje, dhe 3) përgjigjja është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e interesave të palëve të treta. Kompensimi i dëmit Neni 14 I dëmtuari ka të drejtën e kompensimit të dëmit jo material dhe material të shkaktuar nga fyerja ose shpifja, në pajtim me ligjin. Kompensimi i dëmit për fyerje Neni 15 (1) Kompensimi për dëmin jo material për fyerje dënohet vetëm nëse kryesi i fyerjes nuk ka kërkuar falje dhe nuk e ka tërhequr publikisht deklaratën ose përmbajtjen fyese. (2) Shuma e kompensimit të drejtë në të holla për dëmin jo material duhet të jetë proporcionale me dëmin e shkaktuar autoritetit dhe nderit të palës së dëmtuar dhe në përcaktimin e tij, gjykata duhet të marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes, veçanërisht rrethanat e neneve 12 dhe 13 të këtij ligji, si dhe gjendjen pronësore të të paditurit. (3) Kompensimi i dëmit material mund të përbëhet në kompensimin në të holla të dëmit të zakonshëm dhe fitimeve të humbura. (4) Në mënyrë që të zvogëlohet kompensimi i dëmit jo material, i padituri mund të dëshmojë se ka kërkuar falje, ka ofruar falje ose në mënyrë tjetër ka bërë përpjekje serioze për t’i eliminuar pasojat e dëmshme të fyerjes. (5) Për të eliminuar pasojat e ardhshme të dëmit, kryerësi është i detyruar të heqë deklaratën fyese ose përmbajtjen nga mjetet e informimit. Kompensimi i dëmit për shpifje Neni 16 (1) Kompensimi duhet të jetë proporcional me dëmin e shkaktuar dhe të mbulojë dëmin jo material të shkaktuar nga shkelja e nderit dhe autoritetit të palës së dëmtuar, si dhe dëmin material që mbulon dëmin e zakonshëm dhe përfitimin e humbur. (2) Gjatë përcaktimit të shumës së kompensimit të së drejtës në të holla, përkatësisht kompensimit në të holla për dëmin material, gjykata duhet të marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes, veçanërisht rrethanat e neneve 12 dhe 13 të këtij ligji, si gjendjen pronësore të paditurit. (3) Si rrethana të veçanta, gjykata do të marrë parasysh rrethanat që tregojnë realizimin e përfitimeve materiale ose të tjera nga i padituri me shkaktimin e dëmit. (4) Në mënyrë që të zvogëlohet dëmi, i padituri mund të dëshmojë se ka kërkuar falje, ka ofruar falje ose në mënyrë tjetër ka bërë përpjekje serioze për t’i eliminuar pasojat e dëmshme të shpifjes. (5) Për shkak të heqjes së pasojave të ardhshme të dëmit, kryesi është i detyruar të heqë deklaratën e shpifur ose përmbajtjen nga mjetet e informimit. Neni 17 Gjykata gjatë përcaktimit të lartësisë së kompensimit të së drejtës në të holla të dëmit jo material në kuptim të këtij ligji do t’i marrë parasysh dispozitat e Ligjit të Marrëdhënieve Obligative. Neni 18 (1) Gjykata nuk mund të gjykojë si kompensim për dëmin jo material të shkaktuar me fyerje ose shpifje nga një gazetar, në kryerjen e profesionit të gazetarisë, kompensim të së drejtës në të holla në vlerë prej më shumë se 400 euro në kundërvlerë të denarit. (2) Gjykata nuk mund të gjykojë si kompensim për dëmin jo material të shkaktuar me fyerje ose shpifje nga një redaktorë ose person, i cili e zëvendëson, kompensim të drejtë në të holla në vlerë prej më shumë se 2000 euro në kundërvlerë të denarit. (3) Gjykata nuk mund gjykojë si kompensim për dëmin jo material të shkaktuar me fyerje ose shpifje nga një person juridik, kompensim të së drejtës në të holla në vlerë prej më shumë se 5000 euro në kundërvlerë të denarit. (4) Shumat e paragrafëve (1), (2) dhe (3) të këtij neni, të shprehura në euro, llogariten në përputhje me kursin mesatar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ditën e pagesës së kompensimit. Publikimi i aktgjykimit gjyqësor Neni 19 Shqiptimi i aktgjykimit me të cilën vërtetohet përgjegjësia e fyerjes dhe shpifjes, gjykata mund të urdhëroj të shpallet me kërkesë të paditësit dhe sipas vlerësimit të gjykatës, në një gazetë ditore në barrë të paditësit në hapësirë jo më të vogël se një e teta pjesë e faqes nga fleta e parë deri në të pestën e mjetit të informimit të shtypur. 4. Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kompensimin e dëmit Nisja e procedurës Neni 20 (1) Procedura nis me padi për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kompensimin e dëmit për fyerje ose shpifje, e paraqitur nga personi fizik ose juridik i dëmtuar ose përfaqësuesi i tij ligjor ose kujdestari. (2) Nëse i dëmtuari është fëmijë, prindi ose kujdestari i tij është i autorizuar ta paraqesë padinë. (3) Nëse fyerja ose shpifja është kryer kundër një personi të vdekur, bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit ose motrat, prindi birësues, birësuesi ose personi tjetër, me të cilin i ndjeri ka jetuar në një shtëpi të përbashkët, janë të autorizuar të paraqesin padi, nëse fyerja ose shpifja ka shkaktuar dëm në nderin dhe autoritetin e tyre. (4) Personi i cili kryen funksion publik, i dëmtuar nga fyerja ose shpifja, mund të paraqitet si paditës vetëm në cilësinë e tij personale si person fizik. Afati i paraqitjes së padisë Neni 21 (1) Afati për paraqitjen e padisë sipas dispozitave të këtij ligji është tre muaj nga dita kur paditësi ka zbuluar ose duhej të kishte marrë vesh për fyerjen ose shpifjen dhe identitetin e personit që ka shkaktuar dëmin, por jo më vonë se një vit nga dita kur të njëjtat janë kryer para personit të tretë.

اختر الفقرة المستهدفة3

الاتصال بفقرة
Connect to an entity
Disable highlights
أضف إلى جدول المحتويات