Стр. 46 - Бр. 251 22 ноември 2022 VENDIM PËR DHËNIEN E LICENCËS PËR KRYERJEN E VEPRIMTARISË ENERGJETIKE TË PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE 1. Shoqërisë së Transportit, të Prodhimit dhe të Shërbimeve ELAN TRANS SHPKNJP import-eksport Gostivar i jepet licencë për kryerjen e veprimtarisë energjetike të prodhimit të energjisë elektrike nga centrali elektrik diellor CED “ELAN TRANS”. 2. Licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike të prodhimit të energjisë elektrike është dhënë në shtojcë, e cila është pjesë përbërëse e këtij vendimi. 3. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk vlen më Vendimi për Dhënien e Licencës së Përkohshme për Kryerjen e Veprimtarisë Energjetike të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga centrali elektrik diellor CED "ELAN TRANS" („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.210/22) 4. Ky vendim hyn në fuqi në datën e miratimit të tij dhe botohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe në faqen e internetit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. PA1 nr. 12-470/22 21 nëntor 2022 Shkup Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Kryetar, Mарко Бислимоски, d.v. Shtojcë: LICENCË PËR KRYERJEN E VEPRIMTARISË ENERGJETIKE TË PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE 1. Emri dhe selia e bartësit të licencës: Shoqëria e Transportit, e Tregtisë dhe e Shërbimeve ELAN TRANS SHPKNJP import-eksport Gostivar, me seli në rr. "Svetozar Spiroski" nr. 16 Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut 2. Veprimtaria energjetike, për të cilën jepet licenca: Prodhim i energjisë elektrike 3. Data e dhënies së licencës: 21 nëntor 2022 4. Data e skadimit të licencës: 21 nëntor 2057 5. Numri evidentues i licencës së dhënë: ЕЕ-ПРОИЗ684-2022 6. Numri amzë: 5381096 7. Numri tatimor: 4007000116997 8. Rajoni ku kryhet veprimtaria energjetike Bartësi i licencës do ta kryejë veprimtarinë energjetike të prodhimit të energjisë elektrike nga centrali elektrik diellor CED “ELAN TRANS" në PK nr. 513/33 KK Amzabegovë-jashtë qytetit komuna e Sveti Nikollës. 9. Detyrimet e përgjithshme të bartësit të licencës Bartësi i licencës është i detyruar: - të punojë në përputhje me nenin 70 të Ligjit të Energjetikës*, - të sigurojë prodhim dhe dërgesë të sigurt, të vazhdueshme dhe cilësore të energjisë elektrike deri në pikën e pranimit në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, - t’i sigurojë operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, operatorit të tregut të energjisë elektrike, operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të gjitha informatat e nevojshme dhe të dhënat që janë të domosdoshme për kryerjen e detyrimeve të tyre që rrjedhin nga licencat, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike, - të dërgojë raporte për pajisjen, impiantet, planet e mirëmbajtjes dhe disponueshmërinë e planifikuar deri te operator i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, - të dërgojë të dhëna dhe informata në përputhje me Rregulloren e Mënyrës dhe të Procedurës së Ndjekjes së Funksionimit të Tregjeve të Energjisë, - të dërgojë njoftime për të gjitha rrethanat, ngjarjet dhe ndryshimet, të cilat kanë apo mund të kenë ndikim në kryerjen e veprimtarisë energjetike, - të udhëheqë kontabilitet të veçantë për secilën veprimtari energjetike veçmas që e kryen apo për veprimtari të tjera që i kryen, - t’i respektojë dhe të punojë në përputhje me Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike, Rregullat e Balancimit të Sistemit Elektro-Energjetik, Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe në përputhje me rregulloret dhe rregullat e tjera, që i sjell dhe i miraton Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të Ligjit të Energjetikës*, - të mundësojë qasje të drejtpërdrejtë me kërkesë të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dokumentacionin e përgjithshëm që i referohet kryerjes së veprimtarisë energjetike, për të cilën është dhënë licenca, në pajtim me Rregulloren e Licencave. - të punojë në përputhje me ligjet, rregullat e tjera dhe aktet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, posaçërisht ato që i referohen kryerjes së veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, mbrojtjes së konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes së mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe mbrojtjes gjatë punës 10. Detyrimi për dërgimin e Raportit Vjetor të Punës Bartësi i licencës është i detyruar që, deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents