22 ноември 2022 Бр. 251 - Стр. 39 г) година на почеток и завршеток на градба и проценет животен век: 2022 година д) проценет животен век на ФЕЦ: 35 години е) податоци за опрема: - тип и производител на фотонапонски панели: JAM72S30 525-550/MR - број на фотонапонски панели: 2.028 - моќност на фотонапонски панели: 535 W - тип, производител и номинални податоци на инвертор: DELTA M125HV, моќност 125 kW, 8 инвертори ж) годишно сончево зрачење на таа локација: 1.540 kWh/m2 з) очекувано годишно производство на електрична енергија: 1.460.270 kWh. _________ Në bazë të nenit 24, paragrafi (1), pika 1, nënparagrafi 17 të Ligjit të Energjetikës* ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 96/18 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 96/19 dhe 236/22) dhe nenit 13 të Rregullores së Licencave („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 51/19, 54/19, 214/19, 114/20, 246/20 dhe 44/21), Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 121nëntor 2022, solli këtë VENDIM PËR DHËNIEN E LICENCËS PËR KRYERJEN E VEPRIMTARISË ENERGJETIKE TË PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE 1. EVN Centralet Elektrike Maqedoni SHPKNJP Shkup, i jepet licencë për kryerjen e veprimtarisë energjetike të prodhimit të energjisë elektrike nga centrali elektrik diellor CED “CRN KAMEN SOLAR”. 2. Licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike të prodhimit të energjisë elektrike është dhënë në shtojcë, e cila është pjesë përbërëse e këtij vendimi. 3. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e sjelljes së tij dhe botohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe publikohet në faqen e internetit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. PA1 nr. 12-432/22 21 nëntor 2022 Shkup Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Kryetar, Mарко Бислимоски, d.v. Shtojcë: LICENCË PËR KRYERJEN E VEPRIMTARISË ENERGJETIKE TË PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE 1. Emri dhe selia e bartësit të licencës: EVN Centralet Elektrike Maqedoni SHPKNJP Shkup, Shoqëria e Prodhimit të Energjisë Elektrike, me seli në rr. Llazar Liçenoski nr.11 , Shkup- Qendër, Republika e Maqedonisë së Veriut 2. Veprimtaria energjetike, për të cilën jepet licenca: Prodhim i energjisë elektrike 3. Data e dhënies së licencës: 21 nëntor 2022 4. Data e skadimit të licencës: 21 nëntor 2057 5. Numri evidentues i licencës së dhënë: ЕЕ-ПРОИЗ757-2022 6. Numri amzë: 6717152 7. Numri tatimor: 4080011522821 8. Rajoni ku kryhet veprimtaria energjetike Bartësi i licencës e kryen veprimtarinë energjetike të prodhimit të energjisë elektrike nga centrali elektrik diellor CED “CRN KAMEN SOLAR”, në PK nr. 2163/ 1, КK Sveti Nikollë, komuna e Sveti Nikollës. 9. Detyrimet e përgjithshme të bartësit të licencës Bartësi i licencës është i detyruar: - të punojë në përputhje me nenin 70 të Ligjit të Energjetikës*, - të sigurojë prodhim dhe dërgesë të sigurt, të vazhdueshme dhe cilësore të energjisë elektrike deri në pikën e pranimit në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, - t’i sigurojë operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, operatorit të tregut të energjisë elektrike, operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të gjitha informatat e nevojshme dhe të dhënat që janë të domosdoshme për kryerjen e detyrimeve të tyre që rrjedhin nga licencat, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike, - të dërgojë raporte për pajisjen, impiantet, planet e mirëmbajtjes dhe disponueshmërinë e planifikuar deri te operator i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, - të dërgojë të dhëna dhe informata në përputhje me Rregulloren e Mënyrës dhe të Procedurës së Ndjekjes së Funksionimit të Tregjeve të Energjisë, - të dërgojë njoftime për të gjitha rrethanat, ngjarjet dhe ndryshimet, të cilat kanë apo mund të kenë ndikim në kryerjen e veprimtarisë energjetike, - të udhëheqë kontabilitet të veçantë për secilën veprimtari energjetike veçmas që e kryen apo për veprimtari të tjera që i kryen, - t’i respektojë dhe të punojë në përputhje me Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike, Rregullat e Balancimit të Sistemit Elektro-Energjetik, Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe në përputhje me rregulloret dhe rregullat e tjera, që i sjell dhe i miraton Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të Ligjit të Energjetikës*, - të mundësojë qasje të drejtpërdrejtë me kërkesë të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dokumentacionin e përgjithshëm që i referohet kryerjes së veprimtarisë energjetike, për të cilën është dhënë licenca, në pajtim me Rregulloren e Licencave. - të punojë në përputhje me ligjet, rregullat e tjera dhe aktet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, posaçërisht ato që i referohen kryerjes së veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, mbrojtjes së konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes së mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe mbrojtjes gjatë punës

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents