22 ноември 2022 operatorët e sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike si dhe te pjesmarrësit e tjerë të tregut të energjisë elektrike në përputhje me nenin 100 të Ligjit të Energjetikës*. 9. Përshkrimi i kushteve dhe mënyra e kryerjes së veprimtarisë Veprimtarinë energjetike të furnizimit me energji elektrike, bartësi i licencës e kryen përmes lidhjes së kontratave përkatëse për blerje dhe shitje të energjisë elektrike dhe kontratave të marrjes me qira të kapacitetit të transmetimit dhe/ose të shpërndarjes. 10. Rajoni, ku do të kryhet veprimtaria Veprimtarinë energjetike të furnizimit me energji elektrike, bartësi i licencës do ta kryejë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe jashtë vendit. 11. Detyrimet e përgjithshme të bartësit të licencës Bartësi i licencës është i detyruar: - të sigurojë dërgesë të papenguar dhe të vazhdueshme të energjisë elektrike në përputhje me kontratat për shitblerje, - të sigurojë nga operatorët, kapacitet përkatës të transmetimit dhe/ose të shpërndarjes në përputhje me tarifat e vlefshme, me rregullat e tregut të energjisë elektrike, me rregullat e rrjetit të transmetimit dhe me rregullat e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilin është i detyruar ta dërgojë deri te konsumatorët e tij, - t'iu faturojë konsumatorëve të tij kompensim për energjinë elektrike të dorëzuar sipas çmimit të marrëveshjes si dhe kompensim për përdorimin e tregut të energjisë elektrike. Në rast se furnizuesi ka lidhur kontratë me operatorin e sistemit të shpërndarjes, në përputhje me nenin 93 paragrafi (5) të Ligjit të Energjetikës*, furnizuesi me energji elektrike, konsumatorëve të tij do t'iu faturojë edhe kompensimet e përdorimit të sistemit të transmetimit dhe/ose të shpërndarjes. Faturimi kryhet në bazë të matjeve të energjisë elektrike të shpenzuar aktive dhe/ose reaktive dhe për fuqinë e angazhuar elektrike, të kryera nga operatori përkatës i sistemit, - të punojë në përputhje me rregullat e furnizimit me energji elektrike dhe me rregullat e tregut të energjisë elektrike, - t'i plotësojë detyrimet e tij ndaj konsumatorëve sa i përket sigurisë dhe vëllimit të furnizimit, - t'iu sigurojë konsumatorëve të tij shërbim me cilësi të përcaktuar në rregullat e furnizimit me energji elektrike, - t'iu sigurojë trajtim jodiskriminues të gjithë konsumatorëve, posaçërisht konsumatorëve të rajoneve më të largëta, - t'i publikojë në faqen e tij të internetit kushtet e përgjithshme të marrëveshjeve të tij për furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e vegjël dhe për amvisëritë, - t'iu mundësojë konsumatorëve të marrin njoftime të rregullta dhe të sakta për konsumin real dhe për shpenzimet e energjisë elektrike, që të mund të menaxhojnë me konsumin e tyre, - të mundësojë ndërrimin e furnizuesit në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, pa shpenzime për konsumatorin, në afat jo më të gjatë se tri javë nga dita kur furnizuesi ka dërguar kërkesë për furnizim deri te furnizuesi i ri me energji elektrike, - të sigurojë që gjatë secilit ndërrim të furnizuesit me energji elektrike, konsumatori të marrë mbyllje përfundimtare të llogarisë në afat prej gjashtë javësh nga ndërrimi i furnizuesit, Бр. 251 - Стр. 43 - të formojë procedura për zgjidhje efikase të kundërshtimeve të konsumatorëve të tij në afat prej 60 ditësh, përfshirë edhe mundësinë për zgjidhje të kontesteve jashtë gjykatave dhe detyrimin për kthimin dhe/ose kompensim të mjeteve kur është e arsyeshme, - t'i paguajë sasitë e prokuruara të energjisë elektrike, si dhe kapacitetin e rezervuar dhe shërbimet e rregulluara nga operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike dhe/ose nga operatorët e sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike, - të dërgojë deri tek operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, të dhënat për transakcionet dhe për planet e konsumit të energjisë elektrike për konsumatorët e tij, të patjetërsueshme për përllogaritjen e debalaceve, - t'i publikojë të dhënat e përgjithshme statistikore në lidhje me konsumatorët e tij, duke pasur parasysh mbrojtjen e besueshmërisë, - t'i paguajë sasitë e prokuruara të energjisë elektrike, si dhe kapacitetet e marra me qira dhe shërbimet e rregulluara përkatëse nga operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike dhe/ose nga operatorët e sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe nga operatori i tregut të energjisë elektrike, - të dërgojë deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të tij dhe në afat të përcaktuar, informata dhe raporte për transakcionet e tij dhe për aktivitetet afariste që rezultojnë, mbarojnë ose kalojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, - të sigurojë kuadër përkatës profesional për kryrjen e veprimtarisë energjetike të furnizimit me energji elektrike, - të siguriojë pajisje përkatëse kompjuterike dhe të telekomunikacionit për dhënien dhe kontrollin e faturave dhe komunikimin me konsumatorët, - të dërgojë të dhëna dhe informata në përputhje me Rregulloren e Mënyrës dhe të Procedurës së Ndjekjes së Funksionimit të Tregjeve të Energjisë, - të dërgojë njoftime për të gjitha rrethanat, ngjarjet dhe ndryshimet, të cilat kanë apo mund të kenë ndikim në kryerjen e veprimtarisë energjetike, - të udhëheqë kontabilitet të veçantë për secilën veprimtari energjetike veçmas që e kryen apo për veprimtari të tjera që i kryen, - të mundësojë qasje të drejtpërdrejtë me kërkesë të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dokumentacionin e përgjithshëm që i referohet kryerjes së veprimtarisë energjetike për të cilën është dhënë licenca, në pajtueshmëri me Rregulloren e Licencave, - t'i respektojë dhe të veprojë në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e tjera që i sjell ose i miraton Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të Ligjit të Energjetikës*, - të punojë në përputhje me ligjet, rregullat e tjera dhe aktet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, posaçërisht ato që i referohen kryerjes së veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, mbrojtjes së konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes së mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe mbrojtjes gjatë punës 12. Detyrimi për dërgimin e Raportit Vjetor të Punës Financiare dhe Afariste Bartësi i licencës është i detyruar që, deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më 31 mars të vitit aktual, të dërgojë raport vjetor të punës financiare dhe afariste gjatë vitit të kaluar.

Sélectionner le paragraphe cible3

Se connecter à un paragraphe
Connect to an entity
Disable highlights
Ajouter à la table des matières