22 ноември 2022 31 mars të vitit vijues, të dërgojë raport vjetor pune duke përfshirë edhe raportin e punës financiare dhe afariste gjatë vitit të kaluar. Raporti vjetor me të gjitha shtojcat e tij duhet të dërgohet edhe në formë elektronike. Raporti vjetor duhet të përmbajë të dhëna për: 1) përshkrimin dhe vëllimin e kryerjes së veprimtarisë energjetike gjatë vitit, 2) llogarinë përfundimtare vjetore me të gjitha shtojcat, 3) masat e marra gjatë vitit raportues për: - mbrojtje të ndërtesave dhe pajisjes nga ndikimet e jashtme dhe aksidentet dhe sigurimin e ndërtesave dhe pajisjeve për kryerje të veprimtarisë energjetike, - siguri dhe shëndet gjatë punës, - ekipim kuadror, trajnim dhe përsosje profesionale të të punësuarve, - mbrojtjen e mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve, - kryerjen e monitorimit të punës, - kryerje të veprimtarive në kushte të gjendjes së krizës, ndryshimin e kushteve në tregun botëror si dhe në gjendje lufte apo të jashtëzakonshme, 4) kryerjen e programit vjetor për riparime 5) realizimin e planit të punës, që i referohet vitit përkatës, 6) monitorime inspektoriale të kryera nga organet kompetente dhe organet e tjera shtetërore, me kopje të bashkëngjitura të procesverbaleve, raporteve dhe aktvendimeve të monitorimeve dhe të kontrolleve të kryera. 11. Besueshmëria e informatave Bartësi i licensës është i detyruar që në pajtueshmëri me ligjin, të sigurojë besueshmërinë e të dhënave afariste dhe informatave gjatë kryerjes së veprimtarisë energjetike të prodhimit të energjisë elektrike. 12. Cilësia e shërbimit Bartësi i licencës duhet të sigurojë mjete teknike dhe kushte të tjera që mundësojnë cilësi konstante të energjisë elektrike të prodhuar, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Bartësi i licencës duhet të kryejë monitorim të vazhdueshëm të parametrave që e përcaktojnë cilësinë e energjisë elektrike të prodhuar dhe me kërkesë të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dërgojë raport me shkrim për lëvizjen e të gjithë parametrave që e përcaktojnë cilësinë e energjisë elektrike të prodhuar në periudhën e përcaktuar kohore. 13. Matja e energjisë elektrike dhe e fuqisë së prodhuar Matja e energjisë elektrike të prodhuar, gjegjësisht të dërguar në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, kryhet në vendin matës përllogaritës në mënyrë dhe procedura të përcaktuara në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. 14. Ndryshimi, vazhdimi, transmetimi, ndërprerja, pezullimi dhe heqja e licencës Бр. 251 - Стр. 47 Ndryshimi, vazhdimi, transmetimi, ndërprerja, pezullimi dhe heqja e kësaj licence do të kryhet në përputhje me dispozitat e Ligjit të Energjetikës* dhe Rregullores së Licencave. 15. Masat në rast të mosplotësimit të detyrimeve të bartësit të licencës Nëse bartësi i licencës nuk i plotëson kushtet e përmbajtura në këtë licencë, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë masa në përputhje me Ligjin e Energjetikës* dhe Rregulloren e Licencave. 16. Kapacitet prodhuese, me të cilat kryhet veprimtaria energjetike Bartësi i licencës e kryen veprimtarinë energjetike, prodhim të energjisë elektrike nga centrali elektrik diellor, me karakteristikat teknike në vijim: a) emri i centralit elektrik diellor: CED "ELAN TRANS" b) fuqia e centralit elektrik diellor sipas paneleve fotovoltaike: 998,64 kW c) fuqia e centralit elektrik diellor sipas invertorëve: 900 kW d) viti i fillimit dhe mbarimit të ndërtimit dhe fillimi i punës: viti 2022 e) jetëgjatësia e paraparë e CED: 25 vite f) të dhënat për pajisjen: - lloji dhe prodhuesi i paneleve fotovoltaike: PiKCELL GROUP PiK380М(72) - numri i paneleve fotovoltaike: 2628 - fuqia e paneleve fotovoltaike: 380 W - lloji, prodhuesi dhe të dhënat nominale të invertorit: FRONIUS TAURO ECO 100-3-D, fuqia 100 kW, 9 invertorë g) rrezatimi vjetor diellor në atë lokacion: 1.816,22 kWh/m2, h) prodhimi i pritur vjetor i energjisë elektrike: 1.465.934 kWh. ___________ 3687. Врз основа на член 24 став (1) точка 1) алинеја 16 од Законот за енергетика* („Службен весник на Република Македонија“ бр. 96/18 и „Службен весник на Република Северна Македонија“ бр.96/19 и 236/22), член 8 став (3) од Правилникот за формирање на највисоки малопродажни цени на одделни нафтени деривати и горива за транспорт („Службен весник на Република Северна Македонија“ бр. 108/20, 133/20, 49/22, 54/22, 64/22 и 125/22) и Одлуката за определување на ескалираната густина е и деескалираната густина d на секој нафтен дериват и гориво за транспорт, висината на надоместокот P за премија, транспортните трошоци Т до склад во Република Северна Македонија и висината на надоместокот D за трошоци за работење преку склад и трговска маржа со вклучени транспортни трошоци од склад до бензински станици и крајни потрошувачи („Службен весник на Република Северна Македонија“ бр. 229/22) Регулаторната комисија за енергетика и водни услуги на Република Северна Македонија, на седницата одржана на 22.11.2022 година, донесе

Sélectionner le paragraphe cible3

Se connecter à un paragraphe
Connect to an entity
Disable highlights
Ajouter à la table des matières