22 ноември 2022
Бр. 251 - Стр. 9
(2) Mjetet e informimit në paragrafin (1) të këtij neni
do të publikojë përgënjeshtrimin, përgjigjen ose
korrigjimin në afat prej dy ditësh nga dorëzimi i kërkesës,
në numrin e parë pasues, nëse bëhet fjalë për botime
periodike ose në ndonjë mjet tjetër të informimit, nëse
bëhet fjalë për publikim jo periodik.
(3) Përgënjeshtrimi, përgjigjja ose korrigjimi botohet
në të njëjtin vend ose kohë dhe në të njëjtin vëllim, si dhe
informacionin për të cilin reagohet (titulli, mbititulli,
nëntitulli, teksti në medie të shkruara ose në faqet e
internetit, lajmërim në programin informativ, shtojca).
(4) Shpallja e përgënjeshtrimit, përgjigjes ose
korrigjimit mund të refuzohet nëse:
1) kërkesa nuk është dorëzuar në afat të përcaktuar në
paragrafin (1) të këtij neni;
2) përgjigjja përmban fyerje ose shpifje, dhe
3) përgjigjja është në kundërshtim me ligjin për
mbrojtjen e interesave të palëve të treta.
Kompensimi i dëmit
Neni 14
I dëmtuari ka të drejtën e kompensimit të dëmit jo
material dhe material të shkaktuar nga fyerja ose shpifja,
në pajtim me ligjin.
Kompensimi i dëmit për fyerje
Neni 15
(1) Kompensimi për dëmin jo material për fyerje
dënohet vetëm nëse kryesi i fyerjes nuk ka kërkuar falje
dhe nuk e ka tërhequr publikisht deklaratën ose
përmbajtjen fyese.
(2) Shuma e kompensimit të drejtë në të holla për
dëmin jo material duhet të jetë proporcionale me dëmin e
shkaktuar autoritetit dhe nderit të palës së dëmtuar dhe në
përcaktimin e tij, gjykata duhet të marrë parasysh të gjitha
rrethanat e çështjes, veçanërisht rrethanat e neneve 12 dhe
13 të këtij ligji, si dhe gjendjen pronësore të të paditurit.
(3) Kompensimi i dëmit material mund të përbëhet në
kompensimin në të holla të dëmit të zakonshëm dhe
fitimeve të humbura.
(4) Në mënyrë që të zvogëlohet kompensimi i dëmit jo
material, i padituri mund të dëshmojë se ka kërkuar falje,
ka ofruar falje ose në mënyrë tjetër ka bërë përpjekje
serioze për t’i eliminuar pasojat e dëmshme të fyerjes.
(5) Për të eliminuar pasojat e ardhshme të dëmit,
kryerësi është i detyruar të heqë deklaratën fyese ose
përmbajtjen nga mjetet e informimit.
Kompensimi i dëmit për shpifje
Neni 16
(1) Kompensimi duhet të jetë proporcional me dëmin e
shkaktuar dhe të mbulojë dëmin jo material të shkaktuar
nga shkelja e nderit dhe autoritetit të palës së dëmtuar, si
dhe dëmin material që mbulon dëmin e zakonshëm dhe
përfitimin e humbur.
(2) Gjatë përcaktimit të shumës së kompensimit të së
drejtës në të holla, përkatësisht kompensimit në të holla për
dëmin material, gjykata duhet të marrë parasysh të gjitha
rrethanat e çështjes, veçanërisht rrethanat e neneve 12 dhe
13 të këtij ligji, si gjendjen pronësore të paditurit.
(3) Si rrethana të veçanta, gjykata do të marrë parasysh
rrethanat që tregojnë realizimin e përfitimeve materiale ose
të tjera nga i padituri me shkaktimin e dëmit.
(4) Në mënyrë që të zvogëlohet dëmi, i padituri mund
të dëshmojë se ka kërkuar falje, ka ofruar falje ose në
mënyrë tjetër ka bërë përpjekje serioze për t’i eliminuar
pasojat e dëmshme të shpifjes.
(5) Për shkak të heqjes së pasojave të ardhshme të
dëmit, kryesi është i detyruar të heqë deklaratën e shpifur
ose përmbajtjen nga mjetet e informimit.
Neni 17
Gjykata gjatë përcaktimit të lartësisë së kompensimit të
së drejtës në të holla të dëmit jo material në kuptim të këtij
ligji do t’i marrë parasysh dispozitat e Ligjit të
Marrëdhënieve Obligative.
Neni 18
(1) Gjykata nuk mund të gjykojë si kompensim për
dëmin jo material të shkaktuar me fyerje ose shpifje nga
një gazetar, në kryerjen e profesionit të gazetarisë,
kompensim të së drejtës në të holla në vlerë prej më shumë
se 400 euro në kundërvlerë të denarit.
(2) Gjykata nuk mund të gjykojë si kompensim për
dëmin jo material të shkaktuar me fyerje ose shpifje nga
një redaktorë ose person, i cili e zëvendëson, kompensim të
drejtë në të holla në vlerë prej më shumë se 2000 euro në
kundërvlerë të denarit.
(3) Gjykata nuk mund gjykojë si kompensim për dëmin
jo material të shkaktuar me fyerje ose shpifje nga një
person juridik, kompensim të së drejtës në të holla në vlerë
prej më shumë se 5000 euro në kundërvlerë të denarit.
(4) Shumat e paragrafëve (1), (2) dhe (3) të këtij neni,
të shprehura në euro, llogariten në përputhje me kursin
mesatar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë
së Veriut në ditën e pagesës së kompensimit.
Publikimi i aktgjykimit gjyqësor
Neni 19
Shqiptimi i aktgjykimit me të cilën vërtetohet
përgjegjësia e fyerjes dhe shpifjes, gjykata mund të
urdhëroj të shpallet me kërkesë të paditësit dhe sipas
vlerësimit të gjykatës, në një gazetë ditore në barrë të
paditësit në hapësirë jo më të vogël se një e teta pjesë e
faqes nga fleta e parë deri në të pestën e mjetit të
informimit të shtypur.
4. Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë dhe
kompensimin e dëmit
Nisja e procedurës
Neni 20
(1) Procedura nis me padi për përcaktimin e
përgjegjësisë dhe kompensimin e dëmit për fyerje ose
shpifje, e paraqitur nga personi fizik ose juridik i dëmtuar
ose përfaqësuesi i tij ligjor ose kujdestari.
(2) Nëse i dëmtuari është fëmijë, prindi ose kujdestari i
tij është i autorizuar ta paraqesë padinë.
(3) Nëse fyerja ose shpifja është kryer kundër një
personi të vdekur, bashkëshorti, fëmijët, prindërit,
vëllezërit ose motrat, prindi birësues, birësuesi ose personi
tjetër, me të cilin i ndjeri ka jetuar në një shtëpi të
përbashkët, janë të autorizuar të paraqesin padi, nëse fyerja
ose shpifja ka shkaktuar dëm në nderin dhe autoritetin e
tyre.
(4) Personi i cili kryen funksion publik, i dëmtuar nga
fyerja ose shpifja, mund të paraqitet si paditës vetëm në
cilësinë e tij personale si person fizik.
Afati i paraqitjes së padisë
Neni 21
(1) Afati për paraqitjen e padisë sipas dispozitave të
këtij ligji është tre muaj nga dita kur paditësi ka zbuluar
ose duhej të kishte marrë vesh për fyerjen ose shpifjen dhe
identitetin e personit që ka shkaktuar dëmin, por jo më
vonë se një vit nga dita kur të njëjtat janë kryer para
personit të tretë.
Sélectionner le paragraphe cible3
Se connecter à un paragraphe
Connect to an entity
Disable highlights
Ajouter à la table des matières