Стр. 8 - Бр. 251
22 ноември 2022
(4) Në rastet nga paragrafi (3) të këtij neni, paditësi
gjatë paraqitjes së padisë është i lirë të vendosë kundër cilit
person nga paragrafi (3) të këtij neni do të dorëzojë padi
për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kompensimin e dëmit
për shpifje.
(5) Për shpifjen e kryer nga gazetari përgjigjet edhe
redaktori dhe personi i cili e zëvendëson në mjetin e
informimit dhe personi juridik i cili e krijuar mjetin e
informimit, në bazë të parimit të përgjegjësisë së supozuar.
(6) Gazetari si autor nuk përgjigjet për shpifjen, nëse
dëshmon se publikim i saj i është imponuar nga ana e
botuesit në kundërshtim me ligj, redaktori ose personi që e
zëvendëson, përmbajtja e deklaratës së tij është ndryshuar
në mënyrë të konsiderueshme nga ana e redaktorit ose
personit që e zëvendëson.
(7) Gazetari si autor nuk përgjigjet nëse pohimet e
shprehura ose transmetuara të pavërteta, kanë marrë
karakter të shpifjes me rregullimin e saj me vendosjen e
titujve, nëntitujve, fotografive, nxjerrjen e pjesëve të saj,
paralajmërime ose mënyrë tjetër nga ana e redaktorit ose
personit që e zëvendëson.
Dëshmimi i vërtetësisë
Neni 9
(1) Vërtetësinë e fakteve të përmbajtura në pohim,
është i obliguar ta dëshmojë i padituri.
(2) Nuk do të përgjigjet për shpifje i padituri që do ta
dëshmojë vërtetësinë e pohimit të vet ose do të dëshmojë
se ka pasur arsye të bazuar të besojë në vërtetësinë e tij.
(3) Në përjashtim nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij
neni, barra e dëshmimit bie mbi paditësin, i cili si bartës i
funksionit publik, ka obligim ligjor të japë sqarim për fakte
konkrete të cilat në mënyrë sa më të drejtpërdrejtë janë të
lidhura ose me rëndësi për kryerjen e funksionit të tij, nëse
i padituri ka pasur arsye të bazuara për nxjerrjen e pohimit
që është me interes publik.
(4) Në përjashtim nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij
neni, nuk lejohet dëshmimi i vërtetësisë së fakteve që kanë
të bëjnë me jetën private të paditësit, përveç nëse nxjerrja e
fakteve të tilla është bërë në vepër shkencore, letrare ose
artistike, në kritike serioze, në kryerjen e detyrës zyrtare,
profesionit të gazetarisë, veprimtarisë politike ose
veprimtarisë tjetër shoqërore, në mbrojtjen e lirisë së
shprehjes publike, të mendimit ose drejtave tjera ose gjatë
mbrojtjes së interesit publik.
(5) Nëse shpifja përbehet nga mveshje publike tjetrit se
ka bërë vepër penale apo se është gjykuar për vepër të tillë,
përgjegjësia përjashtohet nëse deklarata është dhënë në
interes publik dhe nëse personi i cili e ka dhënë e dëshmon
vërtetësinë e saj ose dëshmon se ka pasur shkak të bazuar
të besojë në vërtetësinë e fakteve të tilla.
Përjashtimi i përgjegjësisë
Neni 10
Përveç bazave për përjashtimin e përgjegjësisë për
shpifje nga neni 9, paragrafët (2), (3) dhe (4) të këtij ligji,
përjashtohet përgjegjësia për pohimin për fakte të
dëmshme për nderin dhe autoritetin e tjetrit që është dhënë
në vepër shkencore, letrare ose artistike, në kritike serioze,
në kryerjen e detyrës zyrtare, profesionit të gazetarisë,
veprimtarisë politike ose veprimtarisë tjetër shoqërore, në
mbrojtjen e lirisë së shprehjes publike të mendimit ose të
drejtave tjera ose gjate mbrojtjes së interesit publik ose
interesave tjera të arsyeshme, nëse:
1) nxirret ose bartet pohimi që është përmbajtur në
lajmërim, vendim ose dokument tjetër të organit shtetëror,
institucionit ose personit juridik, ose është nxjerre në takim
publik, në procedurë gjyqësore, ose manifestim tjetër
publik të aktivitetit të organeve shtetërore, institucioneve,
shoqatave ose personave juridike ose bartet pohimi që
është lajmëruar publikisht nga tjetri;
2) personit që e nxjerr ose bart pohimin e këtillë i është
pamundësuar realizimi i të drejtës së qasjes tek informatat
me karakter publik në kundërshtim me rregullat për qasje
të lirë tek informatat, në të cilën thirret në mbrojtjen e vet;
3) faktet e pavërteta, të përmbajtura në pohim, kanë
rëndësi dytësore në raport me faktet e vërteta me të cilat ka
të bëjë pohimi dhe qenësisht nuk e ndryshojnë kuptimin e
vet të tërësishëm të pohimit të vërtetë ose
4) në mjetin për informimin publik nxirren faktet që
kanë të bëjnë me çështjet me interes publik me thirrje në
burime serioze të njohurive për vërtetësinë e tyre, ndaj të
cilave i padituri ka vepruar me masën e nevojshme të
vëmendjes së detyrueshme në pajtim me standardet
profesionale të profesionit të gazetarisë․
5) në mjetin e informimit që transmetohet pohimi është
platformë e grumbullimit mediatik, përveç në raste kur
platforma është themeluar me qëllim të keqpërdorimit të
lirës së informimit, në kundërshtim me ligjet të sferës së
informimit publik.
Mbrojtja e burimit të informacionit
Neni 11
(1) Gazetari i paditur ose personit tjetër fizik i cili
kryen në mënyrë profesionale veprimtarinë e informimit të
publikut, në procedurën e përgjegjësisë civile për fyerje ose
shpifje sipas këtij ligji nuk mund të kërkohet të zbulojë
burimin e tij sekret të informacionit në lidhje me faktet që
ai është i detyruar t'i dëshmojë.
(2) Gjykata mund të kërkojë nga i padituri të zbulojë
informacione relevante për shkak të vërtetimit të
vërtetësinë e informacionit të publikuar pa identifikimin e
burimit të informacionit.
(3) Refuzimi i të paditurit që ta zbulojë burimin sekret
të informacionit, nuk mund të merret si pranim i tij i fajit
ose për ta mbështetur konkluzionin se ai nuk ka dëshmuar
vërtetësinë e fakteve ose bazën e besimit në vërtetësinë e
tyre.
3. Kompensimi i dëmeve nga fyerja dhe shpifja
Kërkesë për kërkim falje publike ose tërheqje publike
të deklaratës ose përmbajtjes
Neni 12
(1) Para dorëzimit të padisë për kompensimin e dëmit,
personit fizik ose juridik të cilit i është shkaktuar dëmi nga
fyerja ose shpifja, do të marrë masa për t’i zbutur pasojat e
dëmshme dhe ka të drejtë të kërkojë falje dhe tërheqje
publike të deklaratës ose përmbajtjes.
(2) Nëse fyerja ose shpifja është kryer nëpërmjet një
mjeti të informimit, kërkim falja ose tërheqja publike e
deklaratës ose përmbajtjes nga paragrafi (1) i këtij neni do
të botohet në të njëjtin vend dhe në të njëjtën masë në
mjetin e informimit, si dhe informacioni për të cilën
reagohet.
(3) Falja ose tërheqja publike nga paragrafi (2) i këtij
neni do të publikohet në mjetet e informimit ose në ndonjë
mënyrë tjetër e cila është e kapshme për opinionin më së
vonin në afat prej 48 orësh nga dita e dorëzimit të kërkesës.
E drejta e reagimit, mohimit, përgjigjes dhe korrigjimit
Neni 13
(1) Nëse fyerja ose shpifja është kryer nëpërmjet një
mjeti të informimit ose sistemit kompjuterik, pala e
dëmtuar ka të drejtë të paraqesë një kërkesë për publikimin
e një përgjigjeje, përgënjeshtrimi ose korrigjimi, në afat
prej shtatë ditësh nga dita kur ka zbuluar se është
publikuar, por jo më vonë se një muaj nga botimi i saj.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents