22 ноември 2022
operatorët e sistemeve të shpërndarjes së energjisë
elektrike si dhe te pjesmarrësit e tjerë të tregut të energjisë
elektrike në përputhje me nenin 100 të Ligjit të
Energjetikës*.
9. Përshkrimi i kushteve dhe mënyra e kryerjes së
veprimtarisë
Veprimtarinë energjetike të furnizimit me energji
elektrike, bartësi i licencës e kryen përmes lidhjes së
kontratave përkatëse për blerje dhe shitje të energjisë
elektrike dhe kontratave të marrjes me qira të kapacitetit të
transmetimit dhe/ose të shpërndarjes.
10. Rajoni, ku do të kryhet veprimtaria
Veprimtarinë energjetike të furnizimit me energji
elektrike, bartësi i licencës do ta kryejë në të gjithë
territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe jashtë
vendit.
11. Detyrimet e përgjithshme të bartësit të licencës
Bartësi i licencës është i detyruar:
- të sigurojë dërgesë të papenguar dhe të vazhdueshme
të energjisë elektrike në përputhje me kontratat për
shitblerje,
- të sigurojë nga operatorët, kapacitet përkatës të
transmetimit dhe/ose të shpërndarjes në përputhje me
tarifat e vlefshme, me rregullat e tregut të energjisë
elektrike, me rregullat e rrjetit të transmetimit dhe me
rregullat e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të
cilin është i detyruar ta dërgojë deri te konsumatorët e tij,
- t'iu faturojë konsumatorëve të tij kompensim për
energjinë elektrike të dorëzuar sipas çmimit të
marrëveshjes si dhe kompensim për përdorimin e tregut të
energjisë elektrike. Në rast se furnizuesi ka lidhur kontratë
me operatorin e sistemit të shpërndarjes, në përputhje me
nenin 93 paragrafi (5) të Ligjit të Energjetikës*, furnizuesi
me energji elektrike, konsumatorëve të tij do t'iu faturojë
edhe kompensimet e përdorimit të sistemit të transmetimit
dhe/ose të shpërndarjes. Faturimi kryhet në bazë të matjeve
të energjisë elektrike të shpenzuar aktive dhe/ose reaktive
dhe për fuqinë e angazhuar elektrike, të kryera nga
operatori përkatës i sistemit,
- të punojë në përputhje me rregullat e furnizimit me
energji elektrike dhe me rregullat e tregut të energjisë
elektrike,
- t'i plotësojë detyrimet e tij ndaj konsumatorëve sa i
përket sigurisë dhe vëllimit të furnizimit,
- t'iu sigurojë konsumatorëve të tij shërbim me cilësi të
përcaktuar në rregullat e furnizimit me energji elektrike,
- t'iu sigurojë trajtim jodiskriminues të gjithë
konsumatorëve, posaçërisht konsumatorëve të rajoneve më
të largëta,
- t'i publikojë në faqen e tij të internetit kushtet e
përgjithshme të marrëveshjeve të tij për furnizimin me
energji elektrike për konsumatorët e vegjël dhe për
amvisëritë,
- t'iu mundësojë konsumatorëve të marrin njoftime të
rregullta dhe të sakta për konsumin real dhe për shpenzimet
e energjisë elektrike, që të mund të menaxhojnë me
konsumin e tyre,
- të mundësojë ndërrimin e furnizuesit në mënyrë
transparente dhe jodiskriminuese, pa shpenzime për
konsumatorin, në afat jo më të gjatë se tri javë nga dita kur
furnizuesi ka dërguar kërkesë për furnizim deri te
furnizuesi i ri me energji elektrike,
- të sigurojë që gjatë secilit ndërrim të furnizuesit me
energji elektrike, konsumatori të marrë mbyllje
përfundimtare të llogarisë në afat prej gjashtë javësh nga
ndërrimi i furnizuesit,
Бр. 251 - Стр. 43
- të formojë procedura për zgjidhje efikase të
kundërshtimeve të konsumatorëve të tij në afat prej 60
ditësh, përfshirë edhe mundësinë për zgjidhje të kontesteve
jashtë gjykatave dhe detyrimin për kthimin dhe/ose
kompensim të mjeteve kur është e arsyeshme,
- t'i paguajë sasitë e prokuruara të energjisë elektrike, si
dhe kapacitetin e rezervuar dhe shërbimet e rregulluara nga
operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike
dhe/ose nga operatorët e sistemeve të shpërndarjes së
energjisë elektrike,
- të dërgojë deri tek operatori i sistemit të transmetimit
të energjisë elektrike, të dhënat për transakcionet dhe për
planet e konsumit të energjisë elektrike për konsumatorët e
tij, të patjetërsueshme për përllogaritjen e debalaceve,
- t'i publikojë të dhënat e përgjithshme statistikore në
lidhje me konsumatorët e tij, duke pasur parasysh
mbrojtjen e besueshmërisë,
- t'i paguajë sasitë e prokuruara të energjisë elektrike, si
dhe kapacitetet e marra me qira dhe shërbimet e rregulluara
përkatëse nga operatorët e sistemit të transmetimit të
energjisë elektrike dhe/ose nga operatorët e sistemeve të
shpërndarjes së energjisë elektrike dhe nga operatori i
tregut të energjisë elektrike,
- të dërgojë deri te Komisioni Rregullator i
Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të tij dhe në afat të
përcaktuar, informata dhe raporte për transakcionet e tij
dhe për aktivitetet afariste që rezultojnë, mbarojnë ose
kalojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të sigurojë kuadër përkatës profesional për kryrjen e
veprimtarisë energjetike të furnizimit me energji elektrike,
- të siguriojë pajisje përkatëse kompjuterike dhe të
telekomunikacionit për dhënien dhe kontrollin e faturave
dhe komunikimin me konsumatorët,
- të dërgojë të dhëna dhe informata në përputhje me
Rregulloren e Mënyrës dhe të Procedurës së Ndjekjes së
Funksionimit të Tregjeve të Energjisë,
- të dërgojë njoftime për të gjitha rrethanat, ngjarjet dhe
ndryshimet, të cilat kanë apo mund të kenë ndikim në
kryerjen e veprimtarisë energjetike,
- të udhëheqë kontabilitet të veçantë për secilën
veprimtari energjetike veçmas që e kryen apo për
veprimtari të tjera që i kryen,
- të mundësojë qasje të drejtpërdrejtë me kërkesë të
Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve
të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në
dokumentacionin e përgjithshëm që i referohet kryerjes së
veprimtarisë energjetike për të cilën është dhënë licenca, në
pajtueshmëri me Rregulloren e Licencave,
- t'i respektojë dhe të veprojë në përputhje me
rregulloret dhe dispozitat e tjera që i sjell ose i miraton
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të
Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të
Ligjit të Energjetikës*,
- të punojë në përputhje me ligjet, rregullat e tjera dhe
aktet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së
Veriut, posaçërisht ato që i referohen kryerjes së
veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, mbrojtjes
së konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes së
mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe
mbrojtjes gjatë punës
12. Detyrimi për dërgimin e Raportit Vjetor të
Punës Financiare dhe Afariste
Bartësi i licencës është i detyruar që, deri te Komisioni
Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më
31 mars të vitit aktual, të dërgojë raport vjetor të punës
financiare dhe afariste gjatë vitit të kaluar.
اختر الفقرة المستهدفة3
الاتصال بفقرة
Connect to an entity
Disable highlights
أضف إلى جدول المحتويات