Стр. 12 - Бр. 251 22 ноември 2022 Член 9 Добрата/стоките кои биле ослободени од плаќање увозни давачки врз основа на членот 7 ставови 2 и 5 од овој закон, во рок од три години од денот на увозот, не смеат да се отуѓат, да се дадат на користење на друг, да се позајмат или поинаку да се употребат за други цели, а не за оние за кои биле ослободени од плаќање увозни давачки пред да бидат платени увозните давачки. Таквите предмети не смеат да се дадат во залог, да се изнајмат или да се дадат како осигурување за други обврски. Доколку имателот на правото пред истекот на рокот од ставот 1 на овој член, добрата/стоките кои билe ослободени од плаќање увозни давачки врз основа на членот 7 ставови 2 и 5 од овој закон има намера да ги употреби за други цели, а не за оние за кои билe ослободени од плаќање увозни давачки, поднесува барање за плаќање царински долг до царинскиот орган. Висината на царинскиот долг од ставот 2 на овој член, царинскиот орган го пресметува врз основа на елементите за утврдување давачки што важеле во моментот на поднесување на барањето за плаќање царински долг. Во случај на непридржување на одредбите од ставовите 1 и 2 на овој член, висината на царинскиот долг се пресметува врз основа на елементите за утврдување давачки во моментот на прифаќање на царинската декларација, врз основа на која стоката била ослободена од плаќање увозни давачки. Член 10 Подзаконскиот акт предвиден со овој закон ќе се донесе во рок од 60 дена од денот на влегувањето во сила на овој закон. Член 11 Овој закон влегува во сила со денот на објавувањето во „Службен весник на Република Северна Македонија“. __________ L I GJ PËR HUAMARRJE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT ME HUA NGA BANKA EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM SIPAS MARRËVESHJES SË HUAS PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT RAJONAL PËR MBETJET E NGURTA Neni 1 Republika e Maqedonisë së Veriut hyn në borxh te Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet huas në vlerë prej 55.000.000 eurove, kushtuar financimit të Projektit rajonal për mbetjet e ngurta. Neni 2 Kushtet dhe mënyra e shfrytëzimit të huas së nenit 1 të këtij ligji përcaktohen me Marrëveshjen e huas që do të nënshkruhet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marrëveshjen e paragrafit 1 të këtij neni do ta nënshkruajë ministri i Financave. Neni 3 Huaja e nenit 1 të këtij ligji ofrohet në dy këste. Kësti i parë është në vlerë prej 47.500.000 eurove, ndërsa Kësti i dytë është në vlerë prej 7.500.000 eurove. Afati i pagimit të këstit të parë të huas është 15 vjet, me periudhë mospagimi të përfshirë prej katër vjetësh. Kësti i parë i huas do të paguhet në 22 këste gjysmëvjetore, më 20 prill dhe 20 tetor të çdo viti, duke filluar nga data e parë e përfundimit të vitit të katërt nga nënshkrimi i Marrëveshjes së huas. Afati i pagimit të këstit të dytë të huas është 15 vjet, me periudhë mospagimi të përfshirë prej katër vjetësh. Kësti i dytë i huas do të paguhet në 22 këste gjysmëvjetore, më 20 prill dhe 20 tetor të çdo viti, duke filluar nga data e parë e përfundimit të vitit të katërt nga dita e disponueshmërisë për shfrytëzimin e këstit të dytë. Norma e interesit është variabile dhe përbëhet nga EURIBORI gjashtëmujor i rritur për margjinë prej 1%. Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim provizion të njëhershëm në vlerë prej 1% të vlerës së këstit të parë në afat prej shtatë ditëve nga dita e efektivitetit të këstesë. Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim provizion të njëhershëm në vlerë prej 1% të vlerës së këstit të dytë në afat prej shtatë ditëve nga dita e disponueshmërisë për shfrytëzimin e këstit të dytë. Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim provizion për mjetet e patërhequra në vlerë prej 0,5% të huas në nivel vjetor. Për vlerën e mjeteve të patërhequra për këstin e parë, provizioni do të fillojë të llogaritet pas 60 ditëve nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së huas së nenit 2 të këtij ligji. Provizioni për mjetet e patërhequra për këstin e dytë do të fillojë të llogaritet pas 60 ditëve nga dita e disponueshmërisë për shfrytëzimin e këstit të dytë. Neni 4 Projekti i nenit 1 të këtij ligji do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor. Neni 5 Për realizimin e projektit të nenit 1 të këtij ligji, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifkimit Hapësinor do të nënshkruajë Marrëveshje projektuese me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Neni 6 Republika e Maqedonisë së Veriut do të shlyejë huan e nenit 1 të këtij ligji nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Neni 7 Qarkullimi i të mirave dhe i shërbimeve, i kryer ndaj Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor, të kushtuara për realizimin e Projektit rajonal për mbetjet e ngurta, financuar me Marrëveshjen e huas së nenit 2 të këtij ligji, lirohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar, me të drejtën e zbritjes (heqjes) së tatimit paraprak. Qarkullimi i të mirave/mallrave, i kryer ndaj Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor, të kushtuara për realizimin e Projektit rajonal për mbetjet e ngurta, financuar me Marrëveshjen e huas së nenit 2 të këtij ligji, lirohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar, nga detyrimet importuese dhe akciza për karburant si dhe nga tatimi i automjeteve motorike për mjetet automobilistike të udhëtimit. Për qarkullimin e kryer ndaj Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe të Planifikimit Hapësinor, kushtuar për realizimin e Projektit rajonal për mbetjet e ngurta, financuar me Marrëveshjen e huas së nenit 2 të këtij ligji, ku i njëjti është debitor tatimor në përputhje me nenin 32 pika 4 dhe nenin 32-a të Ligjit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, lirohet nga detyrimi i llogaritjes së pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Qarkullimi i të mirave dhe i shërbime, i kryer ndaj realizuesit të përzgjedhur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe e Planifikimit Hapësinor, i cili do t’i kryejë punët kontraktuese të kushtuara për realizimin e Projektit rajonal për mbetjet e ngurta, financuar me Marrëveshjen e huas së nenit 2 të këtij ligji, është i liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar me të drejtën e zbritjes së tatimit paraprak.

اختر الفقرة المستهدفة3

الاتصال بفقرة
Connect to an entity
Disable highlights
أضف إلى جدول المحتويات