22 ноември 2022
Бр. 251 - Стр. 7
(2) Sfera dhe çështje me interes publik konsiderohen në
veçanti: të gjitha format, institucionet dhe aktivitetet e
ushtrimit të pushtetit shtetëror dhe institucionet publike,
vetëqeverisje lokale, veprimtaritë shoqërore si shëndetësia,
kultura, artet, arsimi, shkenca, sporti, mjetet e informimit
publik, sistemi juridik dhe zbatimi i së drejtës dhe sistemi
ekonomik dhe marrëdhëniet ekonomike dhe mjedisi
jetësor.
(3) Rregulla profesionale të profesionit të gazetarit
konsiderohen rregullat për mbledhjen, analizën dhe
publikimin e informatave, të përcaktuara nga organizata
profesional e gazetareve, në pajtim me parimet etike të
Federatës Ndërkombëtare të Gazetarisë.
(4) Si dëm konsiderohet dëmi material dhe jomaterial i
shkaktuar ndaj personit fizik ose juridik me fyerje ose
shpifje.
2. Përgjegjësia për fyerje dhe shpifje
Përgjegjësia për fyerje
Neni 6
(1) Për fyerje përgjigjet ai që për personin tjetër me
identitet të përcaktuar ose të padyshimtë të qartë, me
qëllim që të dëmtojë nderin dhe autoritetin e tij, me
deklaratë, përmbajtje, sjellje, publikim ose në mënyrë
tjetër, do të shprehë pohim nënçmues, poshtërues dhe
negativ.
(2) Përgjegjësi për fyerje ekziston edhe nëse me veprim
të tillë nënçmohet autoriteti dhe nderi i personit juridik,
grupit të personave ose personit të vdekur.
(3) Për fyerje të kryer përmes mjeteve të informimit
publik, në të cilën publikohen përmbajtje në mënyrë të
kapshme për opinionin mund të përgjigjen autori, redaktori
ose personi që e zëvendëson personin juridik si botues.
Nëse mjetet e informimit nuk kanë redaktorë ose person i
cili e zëvendëson, përgjigjet personi pronar fizik ose juridik
i mjetit të informimit.
(4) Në rastet nga paragrafi (3) të këtij neni, paditësi
gjatë paraqitjes së padisë është i lirë të vendosë kundër cilit
person nga paragrafi (3) të këtij neni, do të dorëzojë padi
për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kompensimin e dëmit
për fyerje.
(5) Për fyerjen e kryer nga gazetari përgjigjet edhe
redaktori dhe personi i cili e zëvendëson në mjetin e
informimit dhe personi juridik, i cili e lëshon mjetin e
informimit, në bazë të parimit të përgjegjësisë së supozuar.
(6) Gazetari si autor nuk përgjigjet për fyerje, nëse
dëshmon se publikim i tij i është imponuar nga ana e
botuesit në kundërshtim me ligjin, redaktori ose personi që
e zëvendëson, ose përmbajtja e deklaratës së tij është
ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme nga ana e
redaktorit ose personit që e zëvendëson.
(7) Gazetari si autor nuk përgjigjet nëse pohimet e
shprehura ose transmetuara të fakteve kanë marrë karakter
ofendues me rregullimin e tij me vendosjen e titujve,
nëntitujve, fotografive, nxjerrjen e pjesëve të saj,
paralajmërime ose mënyrë tjetër nga ana e redaktorit ose
personit që e zëvendëson.
Përjashtimi nga përgjegjësia
Neni 7
(1) Nuk ka përgjegjësi për fyerje nëse:
1) deklarata është dhënë në punën e Kuvendit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut;
2) deklarata është dhënë në punën e në punën e
këshillave të komunave dhe Qytetit të Shkupit, në
procedurë administrative ose gjyqësore ose para Avokatit
të Popullit, përveç nëse paditësi dëshmon se është dhënë
me qëllim keqdashës;
3) me deklaratë ose në ndonjë mënyrë tjetër është
përhapur mendimi ose informacion i përmbajtur në
dokument zyrtar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,
Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, organeve të
administratës shtetërore, gjykatave ose organeve tjera
shtetërore, lajmërim ose dokumente tjera të organizatave
ose konferencave ndërkombëtare, lajmërim ose dokument
tjetër për informimin e opinionit të lëshuara nga organet
shtetërore kompetente, institucionet ose persona tjerë
juridik, lajmërim ose dokument tjetër zyrtar nga hetimet
për vepra të kryera penale ose kundërvajtëse;
4) me deklaratë ose në ndonjë mënyrë tjetër janë bartur
mendime të nxjerra në takim publik, në procedurë
gjyqësore, ose manifestim tjetër publik të aktiviteteve të
organeve shtetërore, institucioneve, shoqatave ose
personave juridikë ose njoftohet për deklaratë që është
shpallur publikisht prej dikujt tjetër, dhe
5) mjeti i informimit i cili e transmeton deklaratën ose
përmbajtjen është platformë e grumbullimit mediatik.
(2) Nuk është përgjegjës për fyerje ai i cili në vepër
shkencore, letrare ose artistike, në kritike serioze, në
kryerjen e detyrës zyrtare, profesionit të gazetarisë,
veprimtarisë politike ose veprimtarisë tjetër shoqërore, në
mbrojtjen e shprehjes së lirë publike të mendimeve ose të
drejtave tjera ose gjatë mbrojtjes së interesit publik ose
interesave tjera të arsyeshme, do të paraqesë mendim
nënçmues për tjetrin, nëse:
1) nga mënyra e shprehjes ose nga rrethana tjera të tij
rezulton se kjo nuk ka kuptim të fyerjes;
2) nuk ka shkaktuar shkelje të rëndësishme të nderit
dhe autoritetit të personit, dhe
3) nuk është nxjerr ekskluzivisht me qëllim që të
nënçmohet personi ose dikush tjetër ose të nënvlerësohet
nderi dhe autoriteti i tij.
(3) Nuk është përgjegjës për fyerje ai që do të paraqesë
mendim nënçmues për bartës të funksionit publik në
interes publik, nëse dëshmon se kjo është bazuar në fakte të
vërteta, ose nëse dëshmon se ka pasur arsye të bazuar të
besojë në të vërteten e fakteve të këtilla, ose nëse deklarata
përmban kritike të arsyeshme ose nxit debat me interes
publik
ose
është
dhënë
në
pajtim
me
standardet profesionale dhe etiken e profesionit të
gazetarisë.
(4) Nuk është përgjegjës për fyerje ai që nxjerr mendim
negativ për tjetrin me qëllim të sinqertë ose bindje në
qëllimin e mirë të mendimit të tij.
(5) Gjatë vlerësimit të kushteve për përjashtimin e
përgjegjësisë, gjyqi do t'i zbatojë kriteret për kufizimin e
arsyeshëm të lirisë së shprehjes të përmbajtura në
Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe në
praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të
Njeriut.
Përgjegjësia për shpifje
Neni 8
(1) Për shpifje përgjigjet ai i cili për personin tjetër me
identitet të përcaktuar ose të qartë, me qellim që ta dëmtojë
nderin dhe autoritetin e tij, para personit të tretë nxjerr ose
bart fakte të pavërteta, që janë të dëmshme për nderin dhe
autoritetin e tij, ndërsa e di, ose mund ta dijë ose ka qenë i
obliguar ta dijë se janë të pavërteta.
(2) Përgjegjësi për shpifje ekziston edhe pse pohimi i
pavërtetë përmban fakte të dëmshme për autoritetin e
personit juridik, një grup personash ose personit të vdekur.
(3) Nëse nxjerrja ose bartja e pohimeve të pavërteta për
fakte është berë nëpërmjet mjetit për informim publik në të
cilën publikohen përmbajtje në mënyrë të kapshme për
opinionin, për shpifje mund të përgjigjen autori i pohimeve
të pavërteta, redaktori ose personi që e zëvendëson
personin juridik. Nëse mjeti i informimit nuk ka redaktor
ose person i cili e zëvendëson, përgjigjet personi pronar
fizik ose juridik i mjetit të informimit.
اختر الفقرة المستهدفة3
الاتصال بفقرة
Connect to an entity
Disable highlights
أضف إلى جدول المحتويات