22 ноември 2022
Бр. 251 - Стр. 29
VENDIM
PËR DHËNIEN E LICENCËS PËR KRYERJEN E
VEPRIMTARISË ENERGJETIKE TË PRODHIMIT
TË ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Shoqërisë së Gastronomisë, të Turizmit dhe të
Tregtisë INEKS GORICA SHA OHËR, i jepet licencë për
kryerjen e veprimtarisë energjetike të prodhimit të
energjisë elektrike nga centrali elektrik CED “INEKS
GORICA”.
2. Licenca e kryerjes së veprimtarisë energjetike të
prodhimit të energjisë elektrike është dhënë në shtojcë, e
cila është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
3. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e sjelljes së tij dhe
botohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë
së Veriut” dhe publikohet në faqen e internetit të
Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve
të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
PA1 nr. 12-295/22
21 nëntor 2022
Shkup
Komisioni Rregullator i Energjetikës
dhe i Shërbimeve të Ujit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kryetar,
Mарко Бислимоски, d.v.
Shtojcë:
LICENCË
PËR KRYERJEN E VEPRIMTARISË
ENERGJETIKE TË PRODHIMIT TË ENERGJISË
ELEKTRIKE
1. Emri dhe selia e bartësit të licencës:
Gastronomia, Turizmi dhe Tregtia INEKS GORICA
SHA OHËR, me seli në rr. "Naum Ohridski" nr 5 -7 Ohër,
Republika e Maqedonisë së Veriut
2. Veprimtaria energjetike, për të cilën jepet
licenca: Prodhim i energjisë elektrike
3. Data e dhënies së licencës: 21 nëntor 2022
4. Data e skadimit të licencës: 21 nëntor 2057
5. Numri evidentues i licencës së dhënë: ЕЕ-ПРОИЗ758-2022
6. Numri amzë: 4006283
7. Numri tatimor: 4020991103916
8. Rajoni ku kryhet veprimtaria energjetike
Bartësi i licencës e kryen veprimtarinë energjetike të
prodhimit të energjisë elektrike nga centrali elektrik diellor
CED “INEKS GORICA”, në objektin nr.1 në PK
nr.5984/1, KK Ohër 4, komuna e Ohrit.
9. Detyrimet e përgjithshme të bartësit të licencës
Bartësi i licencës është i detyruar:
- të punojë në përputhje me nenin 70 të Ligjit të
Energjetikës*,
- të sigurojë prodhim dhe dërgesë të sigurt, të
vazhdueshme dhe cilësore të energjisë elektrike deri në
pikën e pranimit në sistemin e shpërndarjes së energjisë
elektrike,
- t’i sigurojë operatorit të sistemit të transmetimit të
energjisë elektrike, operatorit të tregut të energjisë
elektrike, operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë
elektrike, të gjitha informatat e nevojshme dhe të dhënat që
janë të domosdoshme për kryerjen e detyrimeve të tyre që
rrjedhin nga licencat, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të
Transmetimit të Energjisë Elektrike, Rregullat e Rrjetit të
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Rregullat e Tregut
të Energjisë Elektrike,
- të dërgojë raporte për pajisjen, impiantet, planet e
mirëmbajtjes dhe disponueshmërinë e planifikuar deri te
operator i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në
përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së
Energjisë Elektrike,
- të dërgojë të dhëna dhe informata në përputhje me
Rregulloren e Mënyrës dhe të Procedurës së Ndjekjes së
Funksionimit të Tregjeve të Energjisë,
- të dërgojë njoftime për të gjitha rrethanat, ngjarjet dhe
ndryshimet, të cilat kanë apo mund të kenë ndikim në
kryerjen e veprimtarisë energjetike,
- të udhëheqë kontabilitet të veçantë për secilën
veprimtari energjetike veçmas që e kryen apo për
veprimtari të tjera që i kryen,
- t’i respektojë dhe të punojë në përputhje me Rregullat
e Tregut të Energjisë Elektrike, Rregullat e Balancimit të
Sistemit Elektro-Energjetik, Rregullat e Rrjetit të
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe në përputhje me
rregulloret dhe rregullat e tjera, që i sjell dhe i miraton
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të
Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të Ligjit
të Energjetikës*,
- të mundësojë qasje të drejtpërdrejtë me kërkesë të
Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve
të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në
dokumentacionin e përgjithshëm që i referohet kryerjes së
veprimtarisë energjetike, për të cilën është dhënë licenca,
në pajtim me Rregulloren e Licencave.
- të punojë në përputhje me ligjet, rregullat e tjera dhe
aktet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së
Veriut, posaçërisht ato që i referohen kryerjes së
veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, mbrojtjes
së konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes së
mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe
mbrojtjes gjatë punës
10. Detyrimi për dërgimin e Raportit Vjetor të
Punës
Bartësi i licencës është i detyruar që, deri te Komisioni
Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i
Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më
31 mars të vitit vijues, të dërgojë raport vjetor pune duke
përfshirë edhe raportin e punës financiare dhe afariste gjatë
vitit të kaluar.
Raporti vjetor me të gjitha shtojcat e tij duhet të
dërgohet edhe në formë elektronike.
Raporti vjetor duhet të përmbajë të dhëna për:
1) përshkrimin dhe vëllimin e kryerjes së veprimtarisë
energjetike gjatë vitit,
2) llogarinë përfundimtare vjetore me të gjitha shtojcat,
3) masat e marra gjatë vitit raportues për:
- mbrojtje të ndërtesave dhe pajisjes nga ndikimet e
jashtme dhe aksidentet dhe sigurimin e ndërtesave dhe
pajisjeve për kryerje të veprimtarisë energjetike,
- siguri dhe shëndet gjatë punës,
- ekipim kuadror, trajnim dhe përsosje profesionale të
të punësuarve,
- mbrojtjen e mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të
njerëzve,
- kryerjen e monitorimit të punës,
- kryerje të veprimtarive në kushte të gjendjes së krizës,
ndryshimin e kushteve në tregun botëror si dhe në gjendje
lufte apo të jashtëzakonshme,
4) kryerjen e programit vjetor për riparime
Sélectionner le paragraphe cible3
Se connecter à un paragraphe
Connect to an entity
Disable highlights
Ajouter à la table des matières