Стр. 26 - Бр. 251 9. Detyrimet e përgjithshme të bartësit të licencës Bartësi i licencës është i detyruar: - të punojë në përputhje me nenin 70 të Ligjit të Energjetikës*, - të sigurojë prodhim dhe dërgesë të sigurt, të vazhdueshme dhe cilësore të energjisë elektrike deri në pikën e pranimit në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, - t’i sigurojë operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, operatorit të tregut të energjisë elektrike, operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të gjitha informatat e nevojshme dhe të dhënat që janë të domosdoshme për kryerjen e detyrimeve të tyre që rrjedhin nga licencat, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike, - të dërgojë raporte për pajisjen, impiantet, planet e mirëmbajtjes dhe disponueshmërinë e planifikuar deri te operator i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, - të dërgojë të dhëna dhe informata në përputhje me Rregulloren e Mënyrës dhe të Procedurës së Ndjekjes së Funksionimit të Tregjeve të Energjisë, - të dërgojë njoftime për të gjitha rrethanat, ngjarjet dhe ndryshimet, të cilat kanë apo mund të kenë ndikim në kryerjen e veprimtarisë energjetike, - të udhëheqë kontabilitet të veçantë për secilën veprimtari energjetike veçmas që e kryen apo për veprimtari të tjera që i kryen, - t’i respektojë dhe të punojë në përputhje me Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike, Rregullat e Balancimit të Sistemit Elektro-Energjetik, Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe në përputhje me rregulloret dhe rregullat e tjera, që i sjell dhe i miraton Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të Ligjit të Energjetikës*, - të mundësojë qasje të drejtpërdrejtë me kërkesë të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dokumentacionin e përgjithshëm që i referohet kryerjes së veprimtarisë energjetike, për të cilën është dhënë licenca, në pajtim me Rregulloren e Licencave. - të punojë në përputhje me ligjet, rregullat e tjera dhe aktet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, posaçërisht ato që i referohen kryerjes së veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, mbrojtjes së konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes së mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe mbrojtjes gjatë punës 10. Detyrimi për dërgimin e Raportit Vjetor të Punës Bartësi i licencës është i detyruar që, deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më 31 mars të vitit vijues, të dërgojë raport vjetor pune duke përfshirë edhe raportin e punës financiare dhe afariste gjatë vitit të kaluar. Raporti vjetor me të gjitha shtojcat e tij duhet të dërgohet edhe në formë elektronike. Raporti vjetor duhet të përmbajë të dhëna për: 1) përshkrimin dhe vëllimin e kryerjes së veprimtarisë energjetike gjatë vitit, 2) llogarinë përfundimtare vjetore me të gjitha shtojcat, 3) masat e marra gjatë vitit raportues për: 22 ноември 2022 - mbrojtje të ndërtesave dhe pajisjes nga ndikimet e jashtme dhe aksidentet dhe sigurimin e ndërtesave dhe pajisjeve për kryerje të veprimtarisë energjetike, - siguri dhe shëndet gjatë punës, - ekipim kuadror, trajnim dhe përsosje profesionale të të punësuarve, - mbrojtjen e mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve, - kryerjen e monitorimit të punës, - kryerje të veprimtarive në kushte të gjendjes së krizës, ndryshimin e kushteve në tregun botëror si dhe në gjendje lufte apo të jashtëzakonshme, 4) kryerjen e programit vjetor për riparime 5) realizimin e planit të punës, që i referohet vitit përkatës, 6) monitorime inspektoriale të kryera nga organet kompetente dhe organet e tjera shtetërore, me kopje të bashkëngjitura të procesverbaleve, raporteve dhe aktvendimeve të monitorimeve dhe të kontrolleve të kryera. 11. Besueshmëria e informatave Bartësi i licensës është i detyruar që në pajtueshmëri me ligjin, të sigurojë besueshmërinë e të dhënave afariste dhe informatave gjatë kryerjes së veprimtarisë energjetike të prodhimit të energjisë elektrike. 12. Cilësia e shërbimit Bartësi i licencës duhet të sigurojë mjete teknike dhe kushte të tjera që mundësojnë cilësi konstante të energjisë elektrike të prodhuar, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Bartësi i licencës duhet të kryejë monitorim të vazhdueshëm të parametrave që e përcaktojnë cilësinë e energjisë elektrike të prodhuar dhe me kërkesë të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dërgojë raport me shkrim për lëvizjen e të gjithë parametrave që e përcaktojnë cilësinë e energjisë elektrike të prodhuar në periudhën e përcaktuar kohore. 13. Matja e energjisë elektrike dhe e fuqisë së prodhuar Matja e energjisë elektrike të prodhuar, gjegjësisht të dërguar në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, kryhet në vendin matës përllogaritës në mënyrë dhe procedura të përcaktuara në përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. 14. Ndryshimi, vazhdimi, transmetimi, ndërprerja, pezullimi dhe heqja e licencës Ndryshimi, vazhdimi, transmetimi, ndërprerja, pezullimi dhe heqja e kësaj licence do të kryhet në përputhje me dispozitat e Ligjit të Energjetikës* dhe Rregullores së Licencave. 15. Masat në rast të mosplotësimit të detyrimeve të bartësit të licencës Nëse bartësi i licencës nuk i plotëson kushtet e përmbajtura në këtë licencë, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë masa në përputhje me Ligjin e Energjetikës* dhe Rregulloren e Licencave. 16. Kapacitet prodhuese, me të cilat kryhet veprimtaria energjetike Bartësi i licencës e kryen veprimtarinë energjetike, prodhim të energjisë elektrike nga centrali elektrik diellor, me karakteristikat teknike në vijim:

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents