Стр. 26 - Бр. 251
9. Detyrimet e përgjithshme të bartësit të licencës
Bartësi i licencës është i detyruar:
- të punojë në përputhje me nenin 70 të Ligjit të
Energjetikës*,
- të sigurojë prodhim dhe dërgesë të sigurt, të
vazhdueshme dhe cilësore të energjisë elektrike deri në
pikën e pranimit në sistemin e shpërndarjes së energjisë
elektrike,
- t’i sigurojë operatorit të sistemit të transmetimit të
energjisë elektrike, operatorit të tregut të energjisë
elektrike, operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë
elektrike, të gjitha informatat e nevojshme dhe të dhënat që
janë të domosdoshme për kryerjen e detyrimeve të tyre që
rrjedhin nga licencat, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të
Transmetimit të Energjisë Elektrike, Rregullat e Rrjetit të
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Rregullat e Tregut
të Energjisë Elektrike,
- të dërgojë raporte për pajisjen, impiantet, planet e
mirëmbajtjes dhe disponueshmërinë e planifikuar deri te
operator i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në
përputhje me Rregullat e Rrjetit të Shpërndarjes së
Energjisë Elektrike,
- të dërgojë të dhëna dhe informata në përputhje me
Rregulloren e Mënyrës dhe të Procedurës së Ndjekjes së
Funksionimit të Tregjeve të Energjisë,
- të dërgojë njoftime për të gjitha rrethanat, ngjarjet dhe
ndryshimet, të cilat kanë apo mund të kenë ndikim në
kryerjen e veprimtarisë energjetike,
- të udhëheqë kontabilitet të veçantë për secilën
veprimtari energjetike veçmas që e kryen apo për
veprimtari të tjera që i kryen,
- t’i respektojë dhe të punojë në përputhje me Rregullat
e Tregut të Energjisë Elektrike, Rregullat e Balancimit të
Sistemit Elektro-Energjetik, Rregullat e Rrjetit të
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe në përputhje me
rregulloret dhe rregullat e tjera, që i sjell dhe i miraton
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të
Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të Ligjit
të Energjetikës*,
- të mundësojë qasje të drejtpërdrejtë me kërkesë të
Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve
të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në
dokumentacionin e përgjithshëm që i referohet kryerjes së
veprimtarisë energjetike, për të cilën është dhënë licenca,
në pajtim me Rregulloren e Licencave.
- të punojë në përputhje me ligjet, rregullat e tjera dhe
aktet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së
Veriut, posaçërisht ato që i referohen kryerjes së
veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, mbrojtjes
së konkurrencës, mbrojtjes së konsumatorëve, mbrojtjes së
mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe
mbrojtjes gjatë punës
10. Detyrimi për dërgimin e Raportit Vjetor të
Punës
Bartësi i licencës është i detyruar që, deri te Komisioni
Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i
Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më
31 mars të vitit vijues, të dërgojë raport vjetor pune duke
përfshirë edhe raportin e punës financiare dhe afariste gjatë
vitit të kaluar.
Raporti vjetor me të gjitha shtojcat e tij duhet të
dërgohet edhe në formë elektronike.
Raporti vjetor duhet të përmbajë të dhëna për:
1) përshkrimin dhe vëllimin e kryerjes së veprimtarisë
energjetike gjatë vitit,
2) llogarinë përfundimtare vjetore me të gjitha shtojcat,
3) masat e marra gjatë vitit raportues për:
22 ноември 2022
- mbrojtje të ndërtesave dhe pajisjes nga ndikimet e
jashtme dhe aksidentet dhe sigurimin e ndërtesave dhe
pajisjeve për kryerje të veprimtarisë energjetike,
- siguri dhe shëndet gjatë punës,
- ekipim kuadror, trajnim dhe përsosje profesionale të
të punësuarve,
- mbrojtjen e mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të
njerëzve,
- kryerjen e monitorimit të punës,
- kryerje të veprimtarive në kushte të gjendjes së krizës,
ndryshimin e kushteve në tregun botëror si dhe në gjendje
lufte apo të jashtëzakonshme,
4) kryerjen e programit vjetor për riparime
5) realizimin e planit të punës, që i referohet vitit
përkatës,
6) monitorime inspektoriale të kryera nga organet
kompetente dhe organet e tjera shtetërore, me kopje të
bashkëngjitura të procesverbaleve, raporteve dhe
aktvendimeve të monitorimeve dhe të kontrolleve të
kryera.
11. Besueshmëria e informatave
Bartësi i licensës është i detyruar që në pajtueshmëri
me ligjin, të sigurojë besueshmërinë e të dhënave afariste
dhe informatave gjatë kryerjes së veprimtarisë energjetike
të prodhimit të energjisë elektrike.
12. Cilësia e shërbimit
Bartësi i licencës duhet të sigurojë mjete teknike dhe
kushte të tjera që mundësojnë cilësi konstante të energjisë
elektrike të prodhuar, në përputhje me Rregullat e Rrjetit të
Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Bartësi i licencës duhet të kryejë monitorim të
vazhdueshëm të parametrave që e përcaktojnë cilësinë e
energjisë elektrike të prodhuar dhe me kërkesë të
Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve
të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dërgojë
raport me shkrim për lëvizjen e të gjithë parametrave që e
përcaktojnë cilësinë e energjisë elektrike të prodhuar në
periudhën e përcaktuar kohore.
13. Matja e energjisë elektrike dhe e fuqisë së
prodhuar
Matja e energjisë elektrike të prodhuar, gjegjësisht të
dërguar në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike,
kryhet në vendin matës përllogaritës në mënyrë dhe
procedura të përcaktuara në përputhje me Rregullat e
Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
14. Ndryshimi, vazhdimi, transmetimi, ndërprerja,
pezullimi dhe heqja e licencës
Ndryshimi,
vazhdimi,
transmetimi,
ndërprerja,
pezullimi dhe heqja e kësaj licence do të kryhet në
përputhje me dispozitat e Ligjit të Energjetikës* dhe
Rregullores së Licencave.
15. Masat në rast të mosplotësimit të detyrimeve të
bartësit të licencës
Nëse bartësi i licencës nuk i plotëson kushtet e
përmbajtura në këtë licencë, Komisioni Rregullator i
Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut do të marrë masa në përputhje me
Ligjin e Energjetikës* dhe Rregulloren e Licencave.
16. Kapacitet prodhuese, me të cilat kryhet
veprimtaria energjetike
Bartësi i licencës e kryen veprimtarinë energjetike,
prodhim të energjisë elektrike nga centrali elektrik diellor,
me karakteristikat teknike në vijim:
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents